Jasir Asani këtyre ditëve është përfshirë personalisht në iniciativat që janë ndërmarrë në të gjitha trojet shqiptare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë. Sulmuesi ka qenë në ditët e kaluara në Shkup, kur pjesa më e madhe e skuadrave lanë lojtarët pushim dhe atje organizoi mbledhje fondesh dhe ndihmash. Futbollisti nuk e ka ndalur aksionin e tij të solidaritetit as pasi ka mbërritur në Shqipëri, duke qenë gjithmonë në kontakt me ata që dëshironin të kontribuonin për të kthyer përsëri në këmbë zonat e gjunjëzuara nga tërmeti.

Kështu, nëpërmjet rrjeteve sociale, Asani ka treguar me krenari se si Shkupi vazhdonte të tregonte mbështetjen e vet me rroba dhe materiale të tjera që u nevojiteshin shqiptarëve në zonat e prekura nga tërmeti i rëndë,.

“Shkupi është aty! Ilirida është aty kur Atdheu ka nevojë!” ishin fjalët e futbollistit në rrjetet sociale ku hodhi edhe fotot e kontributit të radhës nga shkupianët të cilët po mendonin për zonat në vështirësi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...