Kampionati francez përfundoi me PSZH-në që triumfoi, si zakonisht, por edhe ky sezon është konsideruar dështim për shkak të eliminimit të shpejtë në Ligën e Kampionëve, pa harruar dështimin në kupat e Francës. Megjithatë, drejtuesit e PSZH-së janë menduar gjatë dhe kanë vendosur të mos bëjnë revolucion. Trajneri Tomas Tushel, i cili ishte nën presion të madh dhe mendohej se do të largohej, është konfirmuar në drejtim dhe sot ka firmosur kontratë të re, duke e zgjatur edhe një vit kontratën e mëparshme, që mbyllej në verë 2020. Një sinjal i fortë nga klubi parizien, që ka vendosur të mos rinisë gjithçka nga e para dhe tashmë do të vendosë në lidhje me merkaton, sepse Tushel ka kërkuar përforcime. Ndërkaq, nuk dihet ende e ardhmja e Nejmar, i cili kohët e fundit ka pasur fërkime me trajnerin gjerman.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...