Jon Peters ka treguar anën e tij të historisë së pse u nda me Pamela Anderson vetëm 12 ditë pasi u martuan bashkë. Regjisori 74 vjeç në një intervistë për Page Six ka thënë se ishte Pamela Anderson, 52 vjeçe ajo që i kishte propozuar e para me një mesazh në telefon për tu martuar.

“Kur ajo më tha se dëshironte të martohej, ishte një ëndërr e vërtetë për mua, edhe pse isha fejuar me dikë tjetër”.

Peters thotë se Anderson u martua me të vetëm që të paguante borxhet që kishte: Lashë gjithçka për Pam, ajo kishte rreth 200 mijë dollarë borxh që nuk kishte mundësi ti paguante vetë, unë ia pagova dhe kështu e marr falenderimin.

Peters u pyet edhe për deklaratën e Anderson kur thoshte se kishin nevojë të mendonin në qetësi për jetën e tyre, por Peters tha se janë mashtrime dhe se vetë ai i kishte kërkuar ndarjen dhe ajo e kishte pranuar.

Për revistën People, njerëz pranë Anderson thanë se ajo hoqi dorë nga martesa sepse thjesht i duhej të bënte një hap pas.

Ata njihen prej më shumë se 30 vitesh bashkë, por vetëm tani  e panë njëri tjetrin si burrë e grua, por që nuk zgjati.

“Njeriun e njeh kur jeton me të. Pam është romantike si natyrë, por është gjithashtu shumë e pavarur … Të gjitha gjërat ndodhën pak shpejt, kështu që të dy ranë dakord të heqin dorë“, tregon një mik i Pamelës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...