Arsenali është mposhtur 2-1 ndaj Brijtonit dhe ka zbritur në vend të 10-të të renditjes me vetëm 19 pikë në 15 ndeshje. Një tjetër humbje e turpshme e “Topçinjve”, të cilët janë në rënie të lirë edhe pas shkarkimit të Emerit. Kjo është ndeshja e nëntë që Arsenali nuk arrin të marrë një fitore. Në minutën e 36’ miqtë gjejnë golin e avantazhit me Uebster. Arsenali mundohet të reagojë dhe pas pushimit gjen golin e barazimit me Lakazet. Futja në fushë e Pepe ka ndryshuar lojën e “Topçinjve”, sidomos në sulm, por në kërkim të golit të fitores, Arsenali e ka pësuar sërish. Pas një aksioni të bukur, Brajton ka shënuar golin e avantazhit me Maupay në minutën e 80’.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...