Skuadra e Arsenalit ka fituar 1-0 ndaj Uatford dhe rikthehet në vendin e katërt që do t’i mundësonte kualifikimin në Ligën e Kampionëve . Trajneri Unai Emery ka përdorur rotacionin në prag të përballjes me Napolin në sfidën kthyese të çerekfinales së Ligës Europa. Ozil dhe Remzi u futën në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm të takimit e ka shënuar Piere Emerik Aubameyang i cili me zgjuarsinë e tij ka shfrytëzuar gafën e portierit Foster.  Arsenal merr një fitore të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Loading...

Shpërndaj me