Arsenali është gati për ta blerë sulmuesin e Barcelonës, Malkom. Skuadra e Evertonit për brazilianin ofroi 32 milionë euro dhe tani Arsenali është gati për të hyrë në garë. Mediat angleze thonë se Arsenali nuk ka plan që të mundohet të transferojë yllin e Kristal Pallas, Vilfried Zaha. Ndërkohë braziliani 22-vjeçar, Malkolm, dështoi të tregojë veten te Barcelona dhe ekipi spanjoll është gati ta shesë atë. Ekip tjetër i interesuar për Malkomin është edhe PSZH.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...