Ministria e Arsimit dhe SASHK-ut kanë arritur marrëveshje për rritje të pagave prej 10% duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.

Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se kjo është rritje historike, dhe me këtë vendim do te kthehet dinjiteti i mësimdhënësve, ndërsa theksoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me SASHK-un për të zgjidhur të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

Ndërsa kreu i SASHK-ut,  Jakim Nedellkov tha se kërkesa e tyre për rritje të rrogave prej në janar është plotësuar.

“Këtë që e njoftojmë sot është një paralajmërim i mirë se po hapim kapituj të ri të cilat duhet të shqyrtohen në të ardhmen. Pra për 10 % do të rriten pagat nga 1 janari i vitit 2020. Mirëpo, këtë rritje nuk duhet ta marrim si euforike por duhet të vazhdojmë të punojmë për të mirën e arsimit”, theksoi Nedellkov.

Në pyetjen ndaj ministrit Ademi se kur pritet të ketë rritje të rrogave në të ardhmen në arsim, Ademi u përgjigj: Sinqerisht në dy tre muajt e ardhshme nuk dua te flas për rritje të rrogave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...