Deputetët në Kongresin amerikan të cilët po marrin pjesë në negociata rreth buxhetit dhe financimin e sigurimit të kufijve, kanë deklaruar se të hënën kanë arrit marrëveshje parimore në mënyrë që të përpiqen ta pengojnë bllokadën e re të qeverisë, mirëpo ajo nuk përmban 5,7 miliardë dollarë të kërkuara për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën.

Arrihet marrëveshja për të shmangur bllokadën e re të Qeverisë së SHBA

“Kemi arrit marrëveshje parimore për financimin e programit të sigurisë së kufijve deri në 30 shator. Zyra jonë do të punojë shumë në sqarimin e çdo detaji”, i ka thënë gazetarëve senatori republikan Richard Shelby.

Shelby nuk ka thënë se a do të fitojë presidenti Donald Trump mjetet e kërkuara për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Një burim anonim në Kongresin amerikan ka zbuluar se me marrëveshje janë lejuar 1,37 miliardë dollarë për ndërtimin e gardhit të ri përgjatë kufirit jugor të SHBA. Kjo është përafërsisht njëjtë me atë sa ka lejuar Kongresi vitin e kaluar dhe shumë më pak prej asaj sa ka kërkuar Trump.

Sipas burimit të njëjtë, mjetet nuk janë të dedikuara për ndërtimin e “murit” të cilin Trump po e paralajmëron prejse ka hyrë në fushatë për zgjedhje presidenciale në vitin 2016.

Në pyetje se a e ka nënshkruar Trump marrëveshjen, Shelby ka theksuar se “negociatorët gjatë gjithë kohës bisedojnë me përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë”, dhe se shpreson dhe beson se presidenti mund ta përkrahë marrëveshjen.

Loading...

Shpërndaj me