Policia bën të ditur se sot ka arrestuar një person në Deçan, kjo pasi kishte shtënë me armë në oborrin e një lokali të natës.

“Pas një pune operative- hetimore te Njësitit të Hetimeve SP-Deçan, është arrritur që të identifikohet-arrestohet i dyshimti F.F. (1979) dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë, dhe gjate bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si prove materiale një arme e tipit ‘ECOL-SM’ cal-9 mm Gas, një karrikator , 37 –fishek-gas, 9 gëzhoja te të njëjtës armë”, thonë nga Policia .

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit , kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...