Një person i moshës 64 vjeç me origjinë nga Yorkshire (veri të Anglisë) u arrestua sot për vrasje jo të qëllimshme në procesin hetimor, që lidhet me vdekjen e futbollisit Emiliano Sala, njoftoi policia britanike.

”I dyshuari u lirua pas ndalimit në ambientet e policisë dhe po bashkëpunon me hetuesit”, thuhet në një komunikatë të policisë së Dorset (jug të Anglisë), e cila refuzoi të jepte më shumë hollësi rreth identitetit të tij.

Lojtari argjentinas vdiq në moshën 28 vjeç me 21 janar pas rrëzimit të avionit të tij, i cili u fundos në La Manche me destinacion drejt kryeqytetit të Uellsit, disa ditë pas transferimit nga FC Nantes tek klubi i Cardiff (Uells).

Trupi i Emiliano Sala u zbulua në rrënojat e skeletit të avionit, rreth 67 metra thellësi, më 7 shkurt, ndërsa ai i pilotit të avionit David Ibbotson, 59 vjeç, nuk është gjetur./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...