Një banorë i Haraçinës i moshës 21 vjeçare është arrestuar në hyrje të fshatit Reçicë të Kumanovës përshkak të transportit ilegal të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në orët e hershme të mëngjesit më 11 shtator gjatë kontrollit policor në makinën e tipit “Reno Espace” me targa të Strumicës i janë gjetur 15 emigrantë nga Banglladeshi.

Ata së  bashku me shoferin nga Haraçina janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...