Arrestohet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia lidhur me përplasjet dhe zjarrin në Qendrën e Votimit në qytetin e Shkodërs në Shqipëri  ku u dogjën materialet zgjedhore. 

Mësohet se ndalimi i tij është bërë ndërsa po shkonte në një studio televizive.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...