Policia në Shqipëri ka arrestuar një 44 vjeçar në Kurbin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar personi me inicialet H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova të Italisë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar nr.6731, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...