Policia e Algjerisë i arrestoi pesë prej biznesmenëve më të pasur në vend, të cilët shquhen si të afërt me tani më ish-presidentin e Algjerisë, Abdelaziz Buteflika.

Policia informoi se biznesmenët janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Mediat algjeriane publikuan se bëhet fjalë për manjatin industrial Isad Rebrab si dhe për katër vëllezër të familjes së fuqishme Kvinef – Reda, Tarek, Abdel Kader dhe Karim.

Megjithatë, Rebrab në publikimin në Tuiter i mohoi këto informacione, Siç njoftoi Bi-Bi-Si, Rebrab pohon se ka qenë në stacion policor por jo se është arrestuar por se ka shtruar kërkesë për leje për aktivitete biznesi.

Arrestimet pasuan pasi javën e kaluar shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Algjerisë dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Ahmed Gaid Sallah paralajmëroi se nuk përjashtohet që autoritetet e reja të fillojnë hetim kundër anëtarëve të elitës algjeriane për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Ish-presidenti algjerian Buteflika, i cili këtë funksion e kryen për 20 vite dha dorëheqje para tre javësh nën presionin e protestave masive antiqeveritare më shumë muajshe.

Në mesin e kërkesave të protestuesve përveç largimit të Buteflikës ishte edhe ngritja e hetimeve për antikorrupsion kundër pjesëtarëve të elitës së afërt me presidentin shumëvjeçar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...