Dy djem të moshës 19 dhe 22 vjeç janë arrestuar gjatë fundjavës në afërsi të Bit Pazarit përshkak të posedimit të lëndëve narkotike të tipit marijuanë.

Siç kanë njoftuar autoritetet mbrëmë rreth orës 03.30 është arrestuar 22 vjeçari me iniciale B.M pas kontrollit të kryer është konfirmuar se tek i njëjti është gjetur lëndënarkotike e tipit marijuanë, derisa në orët e hershme të mëngjesit sot rreth orës 1.30 autoritetet kanë privuar nga liria 19 vjeçarin me iniciale A.C nga Shkupi me çka tek i njejti është gjetur lëndë narkotike e tipit marijuanë.

Ng MPB-ja kanë shtuar se pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritën kallëzime adekuate./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...