Prokurori publik nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë. Për personat në fjalë ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, derisa njëri nga personat dyshohet për vepër penale “ndërtim të jashtëligjshëm”.

Gjegjësisht, gjatë periudhës së kaluar Prokuroria ka sjell katër urdhra për zbatimin e procedurës hetimore ku janë përfshirë më shumë persona, mes të cilëve edhe kryetari i një komune.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...