Regjisori amerikan Xhejms Grej njoftoi se do të xhirojë film për jetën e presidentit amerikan Donald Tramp në vitet e tij të rinisë.

Titulli i projektit është “Koha e Argamedonit” (Armageddon Time), në të cilin do të shfaqet Donald Trampi dhe babai i tij Fred, tajkun në sektorin e pasurive të patundshme, citohet në njoftim.

Grej, gjithashtu, do të jetë skenarist i filmit. Ai do të xhirohet në shkollën private Ki Forest në Kuins, Nju-Jork, ku Trampi është lindur dhe është rritur. Sipas producentit Rodrigo Tesheira, me filmin e tij, Grej dëshiron që ta përjetësojë edhe fëmijërinë e tij në Kuins, ku Fred Tram ka qenë anëtar me ndikim në komunitet.

Regjisori paraprakisht ka xhiruar dy filma gjysmë-autobiografikë – “Odesa e Vogël” dhe “Ne sundojmë natën”, të cilët tërhoqën vëmendje të madhe në Kiuns, sidomos tek të rinjtë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...