Arlind Ajeti, ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin e “Vejles” në kategorinë e dytë daneze. Futbollisti ishte prej disa ditësh në provë te danezët ku aktivizohen edhe Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, por firma në kontratë dhe zyrtarizimi është bërë vetëm sot. Klubi nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës, por duket se do të jetë një marrëveshje me të drejtë rinovimi në bazë të paraqitjeve, pasi në klub nuk kanë parë ende Ajetin në formën më të mirë, meqë ka shumë kohë pa luajtur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...