Arlind Ajeti ka gjetur skuadër të re dhe në sezonin e ardhshëm do të aktivizohet në kampionatin e Zvicrës. Vetëm disa ditë pasi shkëputi me konsensus kontratën me Torinon mbrojtësi shqiptarë, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës së Grasshopers. Arlind Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh, pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit, ku edhe është formuar si futbollist. Me klubin nga qyteti i Cyrihut, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera. Në kampionat helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti, i cili është pjesë e Baselit.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com