Arjen Roben ka firmosur rinovimin edhe për një sezon të kontratës me Bajern Munihun. Holandezi e kishte arritur marrëveshjen me klubin bavarezët prej dy javësh, por sot hodhi firmën. Kjo do të thotë se Roben ka ndjekur gjurmët e Frank Riberit dhe Rafinjas, që vendosën të luajnë edhe për një sezon me kampionët e Gjermanisë, që në sezonin e ardhshëm do të drejtohen nga Niko Kovaç. Roben, i cili kaloi nga Real Madrid te Bajerni në vitin 2009, ka fituar shtatë tituj të Bundesligës, katër Kupa të Gjermanisë dhe një të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi 34-vjeçar do të synojë të marrë medaljen e pestë të Kupës së Gjermanisë në finalen e së shtunës kundër Aintraht Frankfurt në Berlin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...