Argjentina ka barazuar 2-2 në miqësoren e së mërkurës e cila është zhvilluar në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjen golin e avantazhit me Serzh Gnabry. Sulmuesi anësor i Bajern Munihut konfirmon edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon. Gjashtë minuta më pas erdhi goli i dytë. Gjermania shfrytëzoi më së miri një gabim në mbrojtje të Argjentinës dhe ishte Havertz me finalizimin e tij që ka shënuar golin e parë në karrierën e tij me ekipin e parë të Gjermanisë. Pas pushimit Argjentina rrezikon më tepër dhe sidomos pas futjes në fushë të Alario-s, ndeshja ndryshon në favor të ekipit të Skalonit. Alario ka shënuar golin e parë të argjentinasve me kokë përpara se të përgatiste të dytin për Ocampos. Në fund, ndeshja ishte e hapur dhe skuadrat u munduan ta fitonin, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...