Kombëtarja e Argjentinës në basketboll përgatiti befasi të madhe në Botërori në Kinë, duke eliminuar Serbinë në çerekfinale. “Gauçosët” nga fillimi e deri në fund të takimit dominuan në parket , që në fund të mbyllin takimin me fitore 97-87. Argjetina kishte epërsi prej 2 pikëve në fund të çerekut të parë dhe 5 pikë ishte epërsia në fund të pjesës së parë pran rezultatit 54-49. Serbia në çerekun e tretë u kthye në lojë dhe kishte epërsi prej 2 pikë, pran rezultatit 70-68, mirëpo në vazhdim Kampaco dhe Villdoz drejtuan Argjentinën deri të 11 pikë epërsi në 3 minuta para përfundimi të ndeshje. Bogdanoviq me 21 pikë ishte më efikas te Serbia, ndërsa te Argjentina u dallua veterani Skolla, që shënoi 20 pikë, I ndihmuar nga Kampaco, që shënoi tripikëshin krucial në 40 sekonda para përfundimit të takimit, duke mbyllur ndeshjen me 18 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...