Klubi futbollistik i Gjilanit, Drita, deri në fund të këtij sezoni do të drejtohet nga trajneri shkupjan Ardian Nuhiu, i cili në këtë skuadër ishte në stafin teknik të trajnerit Shpëtim Duro, që u largua të hënën. Trajneri Duro, u largua nga Drita, pas eliminimit nga kupa e Kosovës, që ishte objektivi kryesor i skuadrës nga Gjilani. Drjetuesit e kësaj skuadre nuk kanë dashur të nguten për të angazhuar trajner të ri dhe drejtimin e skuadrës ia kanë besuar ish trajnerit të Shkupit, Ardian Nuhiu i cili vitin e kaluar iu bashkua stafit teknik të kësaj skuadre kosovare.

Loading...

Shpërndaj me