Ardian Cuculi është tashmë zyrtarisht futbollisti i Dritës. Mbrojtësi shqiptarw është prezantuar te Drita, aty ku ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin “14”, ndryshe nga Kukësi ku veshur ka pasur fanellën me numrin “6”. Sezonin e shkuar, Cuculi e mbylli me Kukësin me të cilët luajti edhe në Kupat e Europës dhe ishte titullar ndaj Debrecenit. Me fanellën e Kukësit, Cuculi arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë ndërkohë që aventura e tij zgjati vetëm një vit pasi sezonin e kaluar ishte te Shkëndija e Tetovës. Te Drita, Cuculi do të gjejë edhe futbollistë si Izair Emini, Vucaj apo Gilberto Fortunato të cilët kanë arritur të lënë gjurmë në Shqipëri dhe synojnë të kenë sukses edhe në Kosovë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...