Njëri ndër futbollistët më të mirë në Turqi, mesfushori Arda Turan, është dënuar me 2 vite e 8 muaj qëndrimi prapa grilave të burgut turk. Sipas mediave në Turqi, futbollisti i Barcelonës, që luan si huazim te skuadra e Bashakshehiri, është dënuar për posedim, gjuajtje dhe sulm me armë ndaj personi tjetër. Në muajin tetor të vitit të kaluar, Arda Turan sulmoi këngëtarin turk Berkai Shahin, pas së cilës kishte përleshje në një lokal nate. Mirëpo kjo nuk ishte e mjaftushme për Arda Turanin, i cili me pistoletë, vizitoi këngërarin e lënduar, Shahin, edhe në spital. Mirëpo dënimi I shqiptuar nga gjykata turke është vetëm me kusht, që mos të ketë ndonjë shkelje tjetër, pas së cilës mesfushori turk od të qëndrojë gjatë kohë në burgjet në Turqi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...