Në sfidën e Super Kupës së Evropës, referja franceze Stefani Frapart, nuk u kursye nga vërshëllimat, pasi që akordoi një penallti dhe anuloi dy gola për pozicione jashtë loje ndaj skuadrës së Çelsit. Asistentet e saj sinjalizuan fillimisht Pulisiç dhe pastaj Mount në pozicion jashtë loje. Ajo vetë u desh të merrte një vendim në momentin e penalltisë në shtesën e ndeshjes, kur Adrian rrëzoi Abraham, një moment i diskutueshëm i zgjidhur me VAR por që gjithsesi nuk bind plotësisht. Megjithatë, gabimi i saj i madh në këtë ndeshje ishte pikërisht te penalltitë dhe për më tepër te e vetmja e gabuar, ajo e barazimit që i dhuroi trofeun Liverpulit. Portieri Adrian ishte jashtë linjës së portës dhe sipas rregullave të reja të përditësuara këtë vit, duhej të ndërhynte dhe të përsëriste penalltinë. Një ndihmë që nuk i erdhi as nga VAR dhe që i dekretoi fitoren “me ndihmë” Liverpulit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...