Tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e teknologjisë më të mirë për pastrimin e deponisë së vogël me lindan të rrezikshëm brenda fabrikës OHIS në Shkup është shtyrë. Nga Ministria e Mjedisit thanë se tenderi i shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për Zhvillimin Industrial (UNIDO) muajin e kaluar u desh të mbyllet për tre ditë, por do të zgjasë deri më 16 dhjetor.

Me kërkesë të ofertuesve të mundshëm UNIDO shtyu afatin e dorëzimit të ofertave deri më 16 dhjetor, duke pasur parasysh që brenda periudhës së caktuar 25-ditore, ofertuesit potencial nuk ishin në gjendje t’i përgjigjen kërkesave të detyrave të projektit”-thonë nga Ministria e Mjedisit.

Banorët e vendbanimeve afër me OHIS-in, kërkojnë që deponia, me materien e rrezikshme të pastrohet sa më shpejt, që të jetë e mundur. Ata kanë frikë për shëndetin e tyre.

“Si nuk kemi frikë. Së pari është e frikshme për fëmijët. Ata ikin, që mos ta nuhasin erën.”

“Kjo deponi mendoj se duhej të pastrohet me kohë, nuk është kjo prej tani. Ne jemi këtu për 30 vjet, ka njerëz edhe më të moshuar që jetojnë këtu… “

 “Dyshoj. Unë jam këtu 35 vjet, nuk është prekur gjë. OHIS është mbyllur për 20 vjet dhe asgjë. ”

Nga Ministria e Mjedisit informojnë se pasi të formohet një komision i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, do të zgjidhet oferta më e mirë. Atëherë gjërat duhet të fillojnë në terren. Projekti është financuar nga Fondi global ekologjik. Qeveria do të kontribuojë gjithashtu me një pjesë të parave. Pas indikacioneve se mbetjet e lindanit janë depozituar edhe jashtë zonës së OHIS-it, te vendi për ekskursion Pelenica, mbi lagjen Draçevë, rreth lokacionit është vendosur gardh, ndërsa Ministria e Arsimit i ndaloi ekskursionet atje. Por, shteti deri më tani nuk ka as para dhe as plan për të hulumtuar terrenin, dhe është larg nga pastrimi i mundshëm i vendit.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...