Edhe sot është anuluar përzgjedhja e kryetarëve të prokurorive nëpër Maqedoni. Për herë të tretë, Këshilli i prokurorëve vendosi të mos mbajë seancë ndërsa vakante mbetën 17 poste të prokurorëve, prej të cilave një pjesë në Prokurorinë e Lartë si dhe pozicione udhëheqëse në prokurorinë e Shkupit dhe atë të Krimit të organizuar. Arsyetimi zyrtar është se Këshillit i duhet më shumë kohë, arsyetim të cilin e thonë për herë të tretë. Kryetari i këtij trupi siguron se nuk ka kalkulime me përzgjedhjen e prokurorëve.

Shpërndaj me