Antonio Konte do të jetë trajner i Interit, për tre vitet e ardhshme. Ditë më parë u bë e qartë se Konte do firmoste me Interin kontratë 3-vjeçare me pagë 9 milionë euro në sezon. Mirëpo shkarkimi i Masimmiliano Alegrit nga Juventus krijoi hije dyshimi, se Konte mund të bënte prapaktheu për t’u ulur edhe një herë tjetër në stolin e “Zonjës së Vjetër”. Tabloidi britanik “The Guardian” konfirmoi se ish-trajneri i Çellsit do të merrte drejtimin e Interit. Edhe gazetari i “Sky Sport”, Fabrizio Romano që ka raportuar të njëjtën skemë si “Corriere dello Sport”: Konte do të firmosë me Interin sapo të mbarojë java e fundit e Serie A dhe largimi i Allegrit nuk ka ndikuar fare në vendimin e tij. Konte do të zërë vendin e Luçiano Spaletit, i cili do të shkarkohet edhe pse ka dy vite kontratë me Interin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...