Në “San Siro”, para tifozëve zikaltër, Antonio Konte pret autokritikën bindëse ndaj Veronas (ora 18:00). Trajneri i Interit do të përpiqet të barazojë rekordin e mbajtur nga xhixhi Simoni, gjithmonë nëse skuadra e tij do të jetë në gjendje të shënojë edhe sonte, ose në total në 12 ndeshjet e para të Serie A, si në sezonin 1997-1998. “Zikaltrit” e kanë shënuar gjithmonë të paktën një gol në këto 11 javët e para të kampionatit, duke konfirmuar një grup tashmë të aftë për të asimiluar idetë e trajnerit të ri. Në sezonin 1997-1998, skuadra zikaltër, e udhëhequr nga fenomeni brazilian, Ronaldo, protagonisti i përplasjes së famshme me Iuliano në atë ndeshje Juventus-Inter, plot polemika, regjistroi 12 ndeshje radhazi me të paktën një gol të shënuar. Interi i ri i Lukakut do të përpiqet ta barazojë këtë arritje sonte, ndërsa Konte ndjek rekordin e tij të parë sezonal.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...