Trajneri i Interit, Antonio Konte, ka folur për sajtin e UEFA-s në lidhje me rinisjen e aventurës së Ligës së Kampionëeve me Interin. Ai ka treguar se e ka pranuar me dëshirë të madhe aventurën me italianët, pavarësisht se e di se sa shumë vështirësi ka kjo detyrë.

“U binda nga serioziteti i projektit, u binda dhe nga serioziteti i klubit, pasi ka drejtues shumë seriozë dhe duan të bëjnë po aq mirë sa kanë bërë në fushat e tjera. Do të marrë pak kohë dhe është normale, të mos harrojmë se Interi ka 9 vite që nuk fiton. Një udhëtim i mirë ka nisur, me punë dhe njerëz serioz që ndajnë ide dhe shohin përpara”, – tha Konte.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...