Filmi i shkurtër nën regjinë e regjisores kinezo – kanadiane Domee Shi, ka marrë një nominim për Oskar në kategorinë e Animacionit më të mirë të shkurtër të martën. Ky film është i pari i film origjinal i Pixar, regjinë e të cilit e ka bërë një femër.

Ngjarja ndërlidhet më një nënë kineze fëmijët e të cilës po largohen prej shtëpisë. Kur djali i saj i vogël fillon të rritet, ai shëndrrohet në një adoleshent rebel që dëshiron të ikë prej shtëpisë së bashku me të dashurën e tij bionde.

Ky film rrjedh prej përvojes personale të regjisores e cila u rrit në një komunitet kinez në Toronto dhe ngjarja e filmit ilustron përplasjet mes kulturës kineze dhe të cilën shumë fëmijë emigrantësh e kanë përjetuar personalisht.

Regjisorja Shi e ndërlidh edhe tematikën e tendencës së prindërve Asiatik për të mbrojtur fëmijët e tyre si dhe romancat mes racave të ndryshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...