Geret Sauthgejti publikoi listën e lojtarëve të Kombëtares së Anglisë për dy ndeshjet e nëntorit. ‘Tre Luanët’ në muajin nëntor zhvillojnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë kundër Malit të Zi, dhe përmbyllësen kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet më 17 nëntor, me fillim nga ora 18:00. Në listën e Gareth Southgate, gjenden e emrat e yjeve më të mëdhenj të Kombëtares së Anglisë. Emra si Xhordan Henderson, Rahim Sterling, Markus Rashford, Harr Kejn dhe Xhadon Sanço, janë pjesë e Kombëtares së Anglisë, që do të zbarkojnë në Kosovë. Mediat angleze kanë skuar edhe një hap para duke vendosur edhe portierin e katërt, me Kajli Uallkerin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...