Përdorimin e dobët i parave të investimeve kapitale të alokuara për Qeverinë ose vetëm 3,69%, zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev e justifikon me rishikimin e buxhetit. Si në vitet e kaluara, ai është optimist se deri në fund të vitit do të ketë ecuri më të mirë. Sa i përket 35 milion eurove që mbeten të pashpenzuara nga Qeveria, Angjushev siguron që ato do të përdoren pasi që pjesëmarrja e GAMA-s që e posedon Makpetrol do të kalojë në pronësi të shtetit, pra paratë do t’i paguhen kompanisë private.

“Pas rishikimit, investimet kapitale janë matur me kujdes, ato do të realizohen, ato që janë në buxhet dhe rishikimin e buxhetit. Ajo tani ka kaluar dhe ata do të fillojnë me realizimin dhe do të realizohen. Sa i përket Qeverisë, atje kanë mbetur mjete nëse vijnë në përputhje me dispozitat e Ligjit të Energjisë për ta bërë Qeverinë të blejë një pjesë të aksioneve të GAMA-s aktualisht në pronësi të Makpetrolit dhe nëse arrihet një marrëveshje e tillë, ne edhe sot do të kemi pikë të rendit të ditës me ndihmë të ndërmjetësimeve të komunitetit energjetik të Vjenës me “Makpetrol-in”, tha Koço Angjushev – Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...