Qeveria nuk do ta paguajë borxhin e kantinave të verës, por do ti dëmshpërblejë vreshtarët, që me vite nuk mund ti marrin paratë për rrushin e dhënë, thotë zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev. Këtë fundjavë, Ministria e Bujqësisë njoftoi se borxhet e rreth 1.5 milion eurove të kantinave private të verës ndaj vreshtarëve, që nuk mundën ti marrin paratë nga rendimenti i dorëzuar nga viti 2014-2016 do të mbulohen nga shteti. Zëvendëskryeministri Angjushev tha se nëse këto kantina vere falimentojnë, nuk ka mënyrë tjetër për të kompensuar vreshtarët përveç përmes subvencioneve direkte nga shteti, që të mund të vazhdojnë të punojnë.

Nuk ka mënyrë tjetër përveç se shteti t’ju ndihmojë, në ndonjë mënyrë përmes programit të ndihmës direkte, ose për subvencionim të drejtpërdrejtë, sepse nëse nuk e bën këtë, kjo pjesë e qytetarëve, vreshtarët e rajonit të Tikveshit të cilët kanë mbetur të dëmtuar nga këto procedura nuk do të jenë në gjendje ti vazhdojnë aktivitetet e biznesit. Domethënë nuk do të jenë në gjendje të ri-mbjellin sipërfaqet, nuk do të jenë në gjendje ti mbajnë sipërfaqet e tyre që janë mbjellë tashmë. Në këtë rast, bëhet fjalë për të mbjella të vreshtave dhe ne do ta çrregullojmë procesin e tërë të prodhimit të tyre, sepse ata me vite nuk kanë arritur ti marrin mjetet e tyre – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me