Prodhimi Bruto Vendor (PBV) ka shënuar rritje prej 4.1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës papunësia është ulur në 17 për qind. Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjusev theksoi se rritja e GDP-së prej 4.1 për qind në tremujorin e parë të vitit, është pasqyrë e gjendjes reale në fushën e ekonomisë. Ai tha se pret rritje të Prodhimit Bruto Vendor në vazhdimësi si dhe ulje më të madhe të numrit të personave të papunë në shtet. Sipas tij, në përmirësimin e ekonomisë në vend, ka ndikuar rritja e eksportit dhe investimeve. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se rritja e Prodhimit Bruto Vendor në 4.1 për qind do të thotë edhe rritje e pensioneve dhe përmirësim i ekonomisë në vend.

E gjithë kjo në një pako, tregon një pasqyrim të mirë që vetëm ata që nuk duan ta shohin dhe që nuk duan që të flasin me numra mund të flasin për një pasqyrë shumë të keqe. Unë pres rritje të Prodhimit Bruto Vendor, pres rënie të papunësisë, këtë e them në bazë të numrave reale që i shohim në ekonomi, ajo është rritja e eksportit, rritja e investimeve bruto dhe gjithë këtyre komponentëve. Mendoj se është koha që të fillojmë të flasim për rezultate të mira dhe të njëjtat do i shohim së shpejti – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...