Ankesat nga komuniteti i biznesit se ky vit do të jetë një nga më të këqijtë, për sa i përket fitimit, nuk kanë arritur deri tek zv.kryeministri Angjushev. Statistikat mbi rritjen e prodhimit industrial, sipas Angjushevit, janë të mjaftueshme, që e gjithë ekonomia të funksionojë në një mënyrë pozitive. Ai mohon që likuiditeti i kompanive është i ulët këtë vit. Derisa e parashtruam pyetjen, Angjushev me një buzëqeshje ironike e dëgjoi, dhe përgjigjen e dha në të njëjtin stil.

Nga tetori i 2019 deri në tetor të këtij viti rritja e prodhimtarisë industriale, e me këtë edhe të ardhurat pasi ato shkojnë me prodhimtarinë, janë rritur për 4.2%. ndërsa në mënyrë kumulative nga janari deri në tetor 2019 krahasuar me vitin e kaluar është 5.4%. kjo është rritje e jashtëzakonshme e prodhimtarisë industriale dhe këto të dhëna nuk përputhem me këtë që e thoni ju – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Se situata në sektorin privat nuk është në nivelin e duhur, kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike, Daniela Arsovska vërtetoi me të dhënat e publikuara nga Ministria e financave, në bazë të mjeteve të grumbulluara si tatim i fitimit nga kompanitë.

Për kompanitë ndoshta ky është viti më i keq ku kanë treguar që kanë fitime më të ulëta. Ekonominë gri, për të cilën vazhdimisht apelojmë që duhet ta luftojmë të gjithë faktorët në shoqëri kurse rolin kryesor këtu e ka DAP. Dhe kuptohet, duhet të ketë zbatim të përpiktë të Ligjit për veprimtari të pa-regjistruar – tha Danella Arsovska- kryetare e Lidhjes së odave ekonomike.

Ndërsa para më pak se një muaji, personalisht Angjushev njoftoi se do të tërhiqet nga politika sepse fitimi nëpër kompanitë e tij është zvogëluar kurse tek disa është përgjysmuar.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...