Zëvendëskryeministri Koço Angjushev është i bindur se ekonomia do të rritet mbi 3.5% këtë vit. Dje në Samitin e Revistës “Ekonomist”, ai gjithashtu ishte optimist se parametrat ekonomik të vendit do të jenë më të lartat në 15 vitet e fundit. Por, në pyetjen e sotme nga Alsat, se si të tejkalohet rritja ekonomike prej 6.5% e arritur në vitin 2007, Angjushev u përgjigj:

Do të ketë rritje prej mbi 3.5 për qind, ndoshta edhe më të lartë, me zero huamarrje të shtetit ose huamarrje shumë të vogël të shtetit. Pagat do të vazhdojnë të rriten, prodhimi industrial gjithashtu do të rritet, investimet e huaja direkte do të përmirësohen deri në fund të vitit- tha KOÇO NAGJUSHEV -ZËV/MINISTËR I EKONOMISË.

Ndryshe, pas rritjes prej 6.5 për qind në vitin 2007, rritja e dytë më serioze u arrit vitin e ardhshëm, kurrse në vitin 2008 ishte 5.5 për qind. Por, më pas me ndryshimin e qeverisë në fund të vitit 2017, ekonomia shënoi ngecje ose shënoi zero rritje ekonomike. Vitin e kaluar Prodhimi Bruto Vendor u rrit vetëm 2.7 për qind. Parashikimet e institucioneve financiare vendore dhe të huaja janë se ekonomia në Maqedoni do të përfundojë këtë vit me rritje prej rreth 3.5%.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...