Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve se këtë verë autostrada nga Ohri për në Kërçovë do të ndërtohet me intensitet më të madh, Angjushev tani thotë se është ngadalësuar financimi i mëtutjeshëm i autostradës në fjalë.

Për momentin pritet të vazhdojë kreditimi i Bankës Eksim që u ndërpre më 15 janar. Financimi është i ngadalshëm dhe kjo nuk varet nga ne, por nga banka kineze Eksim. Këto ditë presim informatë në këtë drejtim. Nëse nuk kemi përgjigje, së shpejti do të sigurojmë mënyra alternative të financimit dhe rruga do të ndërtohet në mënyrë intensive”.- tha Koço Angjushev- zv/ kryeministër

Cilët janë këto mënyra alternative, ndonjë bankë tjetër kineze apo ndonjë bankë jashtë Kinës?

“Të shohim fillimisht cila do të jetë përgjigjja”.

Zëvendës- kryeministri Angjushev është optimist se intensiteti i realizimit të investimeve kapitale dukshëm do të rriten deri në fund të vitit, edhe krahas nivelit të ulët në pesë muajt e parë.

Deri në fund të qershorit do të ketë lëvizje serioze, edhe në pjesën e dytë të vitit do të ketë lëvizje serioze në realizimin e investimeve kapitale. Investimet kapitale maten në nivel vjetorë dhe besoj që këtë vit, ato do të realizohen më mirë”.- deklaroi Koço Angjushev- zv/ kryeministër

Sipas tij, çdo gjë do të qartësohet pas rishikimit të buxhetit, ku do të korrigjohen normat që janë projektuar në mënyrë jopërkatëse. Megjithatë, ai shpreson që shkalla e shfrytëzimit të investimeve kapitale do të jetë më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Angjushev më tej shton se afati për ndërtimin e 57 kilometrave të autostradës së gjatë mbetet viti 2021. Në ndërkohë, nga Shkup për në Ohër, vozitësit lëvizin në rrugën e vjetër dhe të pasigurt dhe me shumë vrima ndërsa kohëzgjatja është rreth 3 deri 4 orë.

Miki Trajkovski

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...