Maqedonia pësoi dy disfata me radhë , për herë të parë pas 2 vitesh. Austria në mënyrë bindëse shënoi fitore , ndërsa këtë gjë e ndau edhe trajneri Igor Angelovski.

Nuk janë humbur eliminatoret, pasi që jemi vetëm 3 pikë nga pozita e dytë. Hendikap është se luajtëm 3 ndeshje në terrenin vendas, por këtë gjë do të mundohemi që të kompenzojmë në ndeshjet në transfertë. Dështuan në duelet në terren dhe sprintet. Në këtë pjesë ishim të mundur, fizikisht nuk arritëm që tu kundërvihemi ashtu siç duhet. Deri te penaltia ishim të barabartë, por në vazhdim dështuan në tërësi. Humbëm dy ndeshje radhazi dhe ishin 2 takime të forta, i pari pa fat, ndërsa ky I dyti ishte me plot meritë, tha mes tjerash Angelovski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...