Në prag të përballjes me Austrinë, gjatë ditës së shtunë, trajneri Igor Angelovski potencoi se ekipi përballet me shumë vështirësi dhe mungesa, por të gjitëh ata futbollistët që do të rreshtohen në terren do të japin maksimumin.

“Të gjithë I dijmë problemet para kësajndeshje, mirëpo edh emë parë kam theksuar se asnjëherë nuk mund të ankohem për këto probleme. Futbolli është loja e tillë dhe duhet të zhvillohet. Futbollistët e rinj kanë zhvilluar përgatitje kualitative dhe ata që do të jenë në terren do të kenë mundësi që të dëshmojnë se meritojnë të jenë të ftuar. Për secalin futbollist , ­çdo ndeshje është për tu dëshmuar. Duhet të potencojë se Austria ishte dominante në të gjitha ndeshjet deri më tani. Sipas meje janë kundërshtarë më kualitativ edhe nga Polonia. Natyrisht se do të ketë debutues nga minuta e parë, pasi edhe ata posedojnë kualitet. Me ftesën që e dërgova konfirmove se kam besim tek ata,” tha mes tjerash Angelovski.

Përballja Austri – Maqedoni, do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Ernst Hapell” në Vjenë, në orën 20.45.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...