Një lajm se Angela Martini dhe Kanye West ishin të lidhur së bashku doli në mediat shqiptare para shumë vitesh, mirëpo asaj kohe modelja e famshme shqiptare mohoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mirëpo së fundmi në një program televiziv në Shqipëri, Angela Martini e pranoi që dikur ka qenë në lidhje me reperin e famshëm, që tashmë është i martuar me Kim Kardashian.

Modelja theksoi se kjo lidhje ka qenë e shkurtër dhe ka ndodhur shumë kohë më parë, madje edhe Kanye West nuk ka qenë i lidhur me yllin e rrjeteve sociale Kim.

Angela Martini zakonisht nuk flet për jetën e saj private mirëpo këto kohë është e dhënë pas intervistave sidomos pas  publikimit të librit të saj më të fundit ‘Dashuri, shpresë, dritë’ që u publikua në Panairin e Librit në Tiranë dhe do të jetë aty deri të dielën kur përfundon dhe ky Panair.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...