Andi Ismaili, nga studio e vallëzimit “I Dance”, nga Gostivari është kampioni i ri në kategorinë e vallëzimit bashkëkohor për solo fëmijë në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Ossa, Poloni.

Koreografia fituese me titull “Don’t answer the phone”, është vepër e Andrijana Petkovskës, nga “Brejk a Leg”, përderisa trajnerë të Andit, janë Vullnet Neziri dhe Sarita Selmani, nga studio e vallëzimit “I Dance”.

Sfidë e radhës e këtij valltari jashtëzakonisht të talentuar është Kampionati Evropian në xhez bashkëkohor dhe balet klasik, i cili do të zhvillohet në Shkup, në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...