Mbrojtësi Kosovar, Andi Hoti firmosi me Interin dhe do të pasojë rrugën e Rej Manaj e Xherdan Shaqirit te skuadra e Milanos. Klubi italian ka njoftuar firmosjen e një kontrate të re me 16-vjeçarin, si pjesë e Akademisë së tyre. Hoti më parë është aktivizuar si pjesë e akademisë së Cyrihut, ku ka rënë në sy për aftësitë e tij, por edhe fizikun (194 cm i gjatë). Interi është klubi që ka këmbëngulur më shumë për të dhe në fund ka arritur të fitojë shërbimet e tij dhe t’i ofrojë një kontratë. Djaloshi ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshës U17 të të Kosovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...