Në Belgjikë është ndërprerë takimi mes Standard Liezhit dhe Anderlehtit ku shkak për këtë është bërë dhuna e në stadium. Pas 30 minutash lojë, vendasit e Standardit e kanë parë veten në avantazhin e dy golave dhe sikur të mos mjaftonte kjo, mbrojtësi Mbodji është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 30 të takimit. Kjo rrjedhë e ndeshjes, ka irrituar jo pak tifozët e Anderlehtit të cilët kanë hedhur në fushë tymuese të shumta dhe flakadanë, duke detyruar arbitrin që të ndërpresë ndeshjen dhe të detyrojë futbollistët që të largohen nga stadiumi duke qenë se takimi nuk do të niste më. Në Belgjikë, janë të bindur se Anderlehtin tashmë e pret një dënim i rëndë. Klubi në të cilin aktivizohej Abazaj para janarit, mund të humbasë takimin në tavolinë me rezultatin 3-0, por duke i shtuar edhe dy golat e shënuar në fushën e blertë, rezultati shkon në 5-0 pasi kështu e parashikon rregullorja. Sakaq, pritet edhe një gjobë e majme si edhe dënim për tifozerinë.

Loading...

Shpërndaj me