Sipas mediave italiane Interi kishte interes ta çonte Mauro Ikardin te Napoli dhe së fundmi, në media u fol edhe për një shkëmbim të mundshëm mes Insinjes dhe Ikardit. Mesa duket, ky shkëmbim nuk ka gjasa të ndodhë dhe vetë trajneri Ançeloti, e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Hames apo Ikardi? Është shumë e vështirë që të jap një përgjigje për këtë. Janë dy futbollistë të shkëlqyer, por kjo pyetje më vë në vështirësi. Nuk mund të përgjigjem për dy futbollistë që nuk janë këtu pasi të vlerësosh ato që janë jashtë, do të thotë të mos vlerësosh këto që janë këtu. Me Insinjen nuk do ta ndërroja Ikardin, pasi Insinje është kapiteni ynë dhe jam shumë i lumtur që është dhe do të qëndrojë këtu”, u shpreh Ançeloti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...