Asociacioni i Mediave të Maqedonisë kërkon respektimin e ligjit të mediave, duke theksuar respektimin e të drejtave autoriale. Ata sqarojnë se ndryshimet në ligjin e mediave, përveç mediave, obligojnë edhe operatorët kabllorë të respektojnë këto dispozita. Me këtë ligj, sipas tyre, do të ndërpritej pirrateria dhe transmetimi i përmbajtjeve programore për të cilat kabllorët nuk kanë të drejtë ritransmetimi.

Dikush hapur bën pirateri dhe dëshiron të vazhdojë të pirratojë. Kështu i kërcënohet opinionit se nëse nuk i lejohet të pirratojë, do të hymë në errësirë informative- deklaroi Atanas Kirovski, kryetar i MMa-së .

Reagimi i AMM-së vjen pas kërcënimeve të operatorëve kabllor me terr mediatik për të kundërshtuar ndryshimet ligjore që i obligojnë të respektojnë të drejtat autoriale. Atë e konsiderojnë si akt joligjor dhe të papërgjegjshëm.

Ky është një akt paushall joligjor nga ana e operatorëve kabllor. Ne të gjithë garantojmë me përgjegjësi morale, materiale dhe penale se 24/7 për të gjithë përmbajtjen që e transmetojmë kemi marrëveshje valide dhe të drejta autoriale- pohoi Atanas Kirovski, kryetar i MMA-së.

Nga AMM-ja ku bëjnë pjesë pesë televizionet kombëtare Alsat, Telma, Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, thonë se veprimtaria e tyre është tërësisht ligjore, me kontrata të vlefshme dhe respektim të të drejtave autoriale.

AMM-ja kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski për, siç tonë ata, manipulim rreth procedurës së miratimit të ligjit, dhënien e deklaratave politike dhe të paverteta. I kontaktuar nga Alsat, Trajçevski nuk deshi të komentojë reagimin e AMM-së por tha se qëndron pas deklaratës së tij. Ai një ditë më parë kishte deklaruar se është i zhgënjyer nga procedura e miratimit të ndryshimeve ligjore për të cilën Agjencia e mediave nuk është konsultuar.

Ligji është miratuar në vitin 2018 dhe atij i kanë paraprijë të paktën gjashtë muaj më dhjetëra diskutime publike, debate, propozime, ligji ka qenë në ENER një muaj. Deklaratat e tilla paushallë që i ka dhënë Zoran Trajçevski se ligji është miratuar në procedurë të shpejtë dhe jotransparente janë gënjeshtër dhe manipulim i pastër- tha Atanas Kirovski, kryetar i AMM-së.

AMM-ja në vazhdimësi ka mbështetur rregullimin e të drejtave autoriale gjatë transmetimit nëpërmjet ndryshimeve në ligjin e mediave. Operatorët kabllor një ditë më parë njoftuan terr mediatik që nënkupton shkyçjen e kanaleve vendore nga rrjeti i tyre i ritransmetimit, deri në shfruqizimin e të gjithë dispozitave që ata i quajnë joligjore. Operatorët njoftuan se do të transmetojnë vetëm servisin publik, TVM 1, TVM2 dhe Kanalin e Kuvendit.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...