Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll është në telashe, pasi që më shumë se 30 basketbollist anuluan pjesëmarrjen e tyre për Botërorin e ardhshëm në Kinë. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë ndonjë arsye të “shëndosh” për anulim, por thjesht kanë deklaruar se duan të jenë sa më të përgatitur për sezonin e ri në NBA. Njëri për atyre që dëshirontë të luajë në Botërorin në Kinë ishte Kajll Lauri, mirëpo pengesa për të është lëndimi. Lauri nuk do të mund të luajë për shkak të lëndimit të gishtit të dorës, të cilët e morri në sfidat e gjysmëfinales të Konferencës së Lindjes, kundër Filadelfisë. Ai këto përballje i zhvilloi me dhimbje të mëdha, ndërsa mjekët tani kërkuan që të anulojë pjesëmarrjen për SHBA-të në Botërorin në Kinë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...