Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE më 15 tetor dhe para samitit të liderëve, më 17-18 tetor, janë ambasadorët e përhershëm të BE ata që janë mbledhur në bruksel për të diskutuar për cështjen e zgjerimit.

Në qendër të diskutimit do të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe qëndrimi i Francës dhe Holandës për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e këtyre dy vendeve. Holanda tashmë duket se është lëkundur pakëz nga ‘jo’-ja kategorike për Shqipërinë dhe duket se do të jetë vendimi i Francës ai që do të ndikojë tek vendimi final i saj.

Në takimin e ministrave të jashtëm, më 15 tetor, ministri holandez Stef Blok do të mundojë për shkak të një angazhimi tjetër të tij dhe vendi do të përfaqësohet në rang ambasadori. E aty do të mësohet qëndrimi i Francës, që pritet të ndikojë edhe në vendimin e Holandës.

Deri më tani, Franca ka hezituar të japë dritën jeshile për Shqipërinë ndërkohë që gjermania ka thënë po me kushte për Tiranën dhe po të pastër për Maqedoninë. Në rast se ministrat e jashtëm nuk do të mund të bien dakord,  atëherë debati do të zhvendoset në samitin e liderëve, më 17 dhe 18 tetor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...