Atentat në Shqipëri, vritet djali i nj...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Peqinit në Shqipëri ku një 23 vjeçar është vrarë me armë zjarri...
Lexo më shumë...Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave në Kosovë, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të krimeve të luftës.
“Derisa Kosova përkujton 20-vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-së u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Mohimi i mizorive fyen kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
E njëjta u bën thirrje udhëheqësve të Kosovës nga radhët e të gjitha bashkësive që “të përmbahen nga retorika ndezëse”.
“Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratë.
Të hënën, Kuvendi i Kosovës krijoi një komision të posaçëm “ad hoc” për të dënuar, siç u tha, krimet e luftës, gjenocidin dhe agresionin e regjimit serb.
Komisioni pritet të hartojë një rezolutë, ndërsa qëllimi përfundimtar është hapja e tribunalit ndërkombëtar për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
Javën e kaluar, ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë të hartojë një ligj që sanksionon mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Peqinit në Shqipëri ku një 23 vjeçar është vrarë me armë zjarri...
Lexo më shumë...Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajnë nesër takimin e radhës për arritjen e një ma...
Lexo më shumë...Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë vendosur të kundërshtojnë me protesta në rrugë dhe ‘on lin...
Lexo më shumë...Rreth 82 mijë persona që paguhen nga buxheti i shtetit të Kosovës do të marrin pagën e njëjtë, pa rritje, deri...
Lexo më shumë...